Politike

VD-Bardhi përplaset me policinë në gjykatë: Më provokove, më pyet nëse s’ma di emrin

12 Janar 2022, 12:42 Nga DOSJA
VD-Bardhi përplaset me policinë në gjykatë: Më

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shkuar ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës për të qënë pranë mbëshetësve të kryedemokratit Lulzim Basha që u arrestuan pas 8 Janarit. Bardhi është përplasur me policin i cili ndodhej në hyrje të institucionit. Ka qënë polici ai i cili i kërkoi që të priste dhe të prezantohej se kush ishte. Kjo u quajt si provokim për Bardhin i cili vijoi më tej me sqarimin se nëse nuk ishte i njohur për policin mund ta pyeste.


PËRPLASJET e publikuara nga Dosja.al

Oficeri i policisë: Të lutem prisni një moment se do shohim se kush do të hyjë i pari nga ju.

Deputeti Gazment Bardhi: Mos më provoko se më provokove deri tani, nuk t’u përgjigja.

Oficeri: Po nuk ju provokova zoti deputet, i nderuar do të pyes eprorin tim tani. Nuk kam as përse të të provokoj se as emrin nuk ta di.

Bardhi: Më pyet nëse nuk e di, nëse nuk e di emrin tim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi masat e gjykates per 8 janarin mbeshtetesit e berishes ne prokurori gazment bardhi masat e gjykates per 8 janarin mbeshtetesit e berishes ne prokurori

Sondazh

Poll