Politike

Pas Ramës, Arbi Agalliut i publikohet ‘SELFIE’ me Erion Veliajn

12 Janar 2022, 13:26 Nga DOSJA

TIRANË– Deputetit të Partisë Demokratike, Arbi Agalliut një ditë më parë iu publikua një foto gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama në Lungomare në Vlorë. Agalliu reagoi pas fotos duke thënë se takimi kishte qenë krejt rastësor dhe ai i takon njerëzit që i dalin para.

Mirëpo sot, deputeti i ka dalë një tjetër foto, këtë radhë me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Sikurse shihet në foto, takimi është realizuar në ambientet e zyrës së Veliajt.

Mbetet të pritet se si do ta komentojë Agalliu këtë foto dhe arsyen e takimit me Veliajn. E paqartë mbetet koha kur është realizuar fotoja, mirëpo siç shihet, Veliaj është me bluze të shkurtër, ç’ka lë të dyshohet se mund të jetë realizuar gjatë periudhës pranverë-verë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arbi agalliu edi rama erion veliaj arbi agalliu edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll