Aktualitet

Protesta e Berishës!Escobar: Jo dhunë për partinë! Jo çdo anëtar i PD është aleat

12 Janar 2022, 11:13 Nga DOSJA
Protesta e Berishës!Escobar: Jo dhunë për partinë! Jo

TIRANË– Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka dënuar dhunën që u ushtrua gjatë protestës së 8 Janarit në Partinë Demokratike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar shprehet se dhuna nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Ai thekson se jo çdo kush që pretenton se është anëtar i Partisë Demokratike është partner i rëndësishëm i SHBA-së.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo çdokush që pretendon se është anëtar i PD-së është një partner i rëndësishëm i yni tani. Ne do të jemi shumë të angazhuar në rajon, edhe për çështjet ekonomike”, thotë mes të tjerave Escobar në intervistën e cila do të publikohet sot në orën 18:00.

Intervista e cila do të transmetohet pasditen e sotme prek dhe rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.

 Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike. Mes tyre është edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e deputeti Flamur Noka. Vetë Basha e ish-kryeministri Berisha do të merren në pyetje nga prokuroria në lidhje me ngjarjen në fjalë.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore gabriel escobar perplasje ne partine demokratike sali berisha gabriel escobar perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll