Sport

Superkupa e Spanjës: “El Clasico” në Arabinë Saudite, Xavi sfidon Ancelottin…

12 Janar 2022, 10:10 Nga DOSJA
Superkupa e Spanjës: “El Clasico” në Arabinë Saudite,

ARABIA SAUDITE – Gjithçka është gati në Rijad për “El Clasicen” Barcelona – Real Madrid, ​​gjysmëfinaljen e parë te Superkupës së Spanjës.

“Ne po bëjmë mirë dhe kemi qëndrimin e duhur për të provuar ta fitojmë këtë Superkupë, titullin e parë të sezonit, – shpjegoi trajneri i Realit, Carlo Ancelotti. – Ju mund të fitoni ose humbni një lojë, por duhet ta luani atë në mënyrën më të mirë. Kundërshtari kishte më shumë probleme se ne, por është një ndeshje dhe “El Clasico” nuk ka favoritë”,- shtoi ai.

“Për ne është një mundësi dhe një sfidë. Jemi shumë të motivuar dhe mund të jetë një pikë kthese”,- ka thënë trajneri ‘blaugrana’, Xavi Hernandez.

“Nëse lojtarët do të mendonin se ne jemi favoritë, do të shqetësohesha. Por nuk është kështu, askush nuk e mendon këtë,- ka përsëritur Ancelotti, i cili do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët për ndeshjen kundër Barcelonës. – Më pëlqen Xavi sepse ai ka ide të qarta për lojën që dëshiron të luajë, – vazhdoi italiani. – Ai ndjek identitetin e këtij klubi. Ata bënë gjëra të mira, me idetë e tij skuadra do të përmirësohet”,- vijoi trajneri i Realit. Në kampionat, Reali është qartë përpara, por Ancelotti përsëriti: “Ndeshja fillon zero me zero. Do të jetë si në “Camp Nou” kur Xavi nuk ishte atje”.

“Reali është skuadra në formën më të mirë për momentin, por loja është e paparashikueshme, – u përgjigj Xavi. – Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë, pavarësisht diferencës në pikë në renditjen e ligës. Do të mundohemi të jemi protagonistë dhe të bëjmë shumë gjëra mirë”,– ka shtuar ai. Dhe për ta bërë këtë, ish-ylli i mesfushës blaugrana planifikon të rikuperojë disa lojtarë të rëndësishëm, si Ansu Fati, Pedri González, Frenkie de Jong apo Ronald Araujo dhe shpreson për një debutim të mundshëm edhe për Ferran Torres.

“Unë e përballoj ndeshjen me shumë dëshirë dhe entuziazëm për të fituar trofenë, gjë që do të jepte shumë besim për të përballuar pjesën tjetër të sezonit, – vazhdoi Xavi. – Ne presim një lojë shumë të ekuilibruar, secili me armët e veta dhe me lojtarë të cilësisë së lartë. Ne po fillojmë një fazë të re, lojtarë të rinj dhe lojtarë të rikuperuar. Të gjithë duan të luajnë një “El Clasico”. Unë shoh një Barçë në ndërtim e sipër, ne po përpiqemi t’i bëjmë gjërat siç duhet. Jemi përmirësuar dhe do të përpiqemi të jemi vetvetja, të imponojmë modelin tone, çka nuk do të jetë e lehtë,” – përfundoi trajneri i ‘blaugrana’.

Gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës, Barcelona – Real Madrid do të zhvillohet sonte, duke nisur nga ora 20:00 në “King Fahd International Stadium” të Rijadit në Arabinë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona - real madrid carlo ancelotti me italianit carlo ancelotti një lajm i mirë ky për xavi hernandez për “el clasicon” trajneri ‘blaugrana’ trajneri i realit xavi hernandez barcelona - real madrid carlo ancelotti me italianit carlo ancelotti një lajm i mirë ky për xavi hernandez për “el clasicon” trajneri ‘blaugrana’ trajneri i realit xavi hernandez

Sondazh

Poll