Sport

VIDEO/ Nuk mungon flamuri shqiptar, i gjithë stadiumi ngrihet në këmbë për Brojën

11 Janar 2022, 22:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Nuk mungon flamuri shqiptar, i gjithë stadiumi ngrihet në

ANGLI- Gol, duartrokitje dhe spektakël. Armando Broja e ka nisur vitin 2022 në mënyrën më të mirë. Sulmuesi shqiptar ka fituar vendin e titullarit te skuadra e Southampton dhe në ndeshjen e fundit ndaj Brentford fituar me shifrat 4-1, lojtari shënoi golin e tretë.

Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e pestë për këtë sezon të parë të tijin në Premier League me fanellën e Southampton, i huazuar nga Chelsea deri në fund të sezonit. Trajneri Hasenhutl ka zgjedhur që ta largojë nga fusha rreth 10 minuta para fundit të takimit. I gjithë stadiumi i Southampton është ngritur për ta duartrokitur, teksa nuk munguan edhe flamujt shqiptar dhe me shumë duartrokitje.

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport broja southampton broja southampton

Sondazh

Poll