Sport

Lajme të mira për Napolin: Osimhen në grup, Insigne 2 javë jashtë, Lozano rikthehet

12 Janar 2022, 06:26 Nga DOSJA
Lajme të mira për Napolin: Osimhen në grup, Insigne 2 javë

ITALI – Dy lajme të mira dhe një i keq për Napolin, në kuadër të ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Fiorentinës, por mbi të gjitha për javët në vijim, kur trajneri Spalletti do të mund të përqafojë Victor Osimhen, i cili po bën progres pas dëmtimit në fytyrë, siç paralajmërohet nga shefi i stafit doktor i Napolit, Raffaele Canonico:

“Kemi kryer skanimin CT të Victor Osimhen me profesorët Tartaro dhe Santagata. Nga pikëpamja mjekësore dhe biologjike djali është shumë mirë. Jemi të kënaqur me rezultatin, kocka është rikuperuar mirë. Lojtari mund të stërvitet me grupin, ne modeluam maskën që i jap siguri psikofizike Osimhen, i cili do ta mbaje kete maske te pakten 1 muaj e gjysem”.

Gianpaolo Tartaro, kirurgu që operoi sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, u shpreh edhe për rikuperimin e qendërsulmuesit: “Për mua Victor Osimhen është shëruar nga fraktura. Vizita ishte pozitive. Nga nesër ai do të rifillojë stërvitjet në grup, por nuk e di se kur do ta shohim sërish në fushë”.

Lajmi i keq vjen nga Lorenzo Insigne, në komunikatën e Napolit, flitet për një dëmtim të muskulor të shkallës së ulët në këmbën e djathtë. Kreu i stafit mjekësor të skuadrës, Raffaele Canonico ka folur edhe për kohët e rikuperimit: “Dje bëmë një ekografi dhe sot një MRI, ai pati një traumë të vogël në këmbën e djathtë. Brenda nja dy javësh ai duhet të shërohet. Lorenzo gjithmonë i është përgjigjur mirë lëndimeve të muskujve. Kjo është prognoza”.

Më në fund Hirving Lozano: Meksikani, njofton klubi napolitan, në fakt se është rikthyer në dispozicion pas negativizimit: “Hirving Lozano 70 negativ për Covid-19. Chucky do të kthehet në Itali në orët e ardhshme!”,- ka publikuar llogaria zyrtare e klubit në Twitter.

B.T (Doisja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dy lajme të mira dhe një i keq për napolin lorenzo insigne napoli është ende në vendin e parë sulmuesit të napolit trajneri spalletti victor osimhen dy lajme të mira dhe një i keq për napolin lorenzo insigne napoli është ende në vendin e parë sulmuesit të napolit trajneri spalletti victor osimhen

Sondazh

Poll