Sport

“Nuk e mbështes më futbollin”! Letra e tifozit i prek të gjithë, fajin e ka…Roma

11 Janar 2022, 22:08 Nga DOSJA
“Nuk e mbështes më futbollin”! Letra e tifozit i prek

ITALI– “Mjaft! Nga 3-1 për Romën në 3-4 për Juventusin. Unë nuk do të bëj më tifo për futbollin. Është zyrtare, nuk e mbështes më futbollin. A premtoni se nuk do të brohorisni më futbollin? Po”. Kështu fillon dhe mbaron letra e një fëmije që është lënduar në ndjenjat e tij më të thella, nga ekipi i tij i preferuar.

Pak rreshta, por të drejtuara si shigjeta ndaj lojtarëve për një letër që u shkrua pak orë pas humbjes së Romës në Olimpico ndaj Juventusit.Një letër që ka qarkulluar në internet dhe ka mbledhur përqafime virtuale. Letra ka përfshirë emocionalisht edhe Rosella Sensin, ish-presidenten e Romës.

“U preka, sepse e imagjinoja të lumtur pas golit të Pellegrinit. Dhe më pas ia grabitën atë emocion”, shkruan ajo në profilin e saj në Facebook. “Më vjen shumë keq për Samuelen e vogël, por shpresoj që ai kurrë të mos heqë dorë nga brohoritja për ekipin e tij dhe që një ditë, jo shumë larg, të kthehet në ëndrrat dhe ndoshta të festojë diçka të rëndësishme.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport itali roma sensi itali roma sensi

Sondazh

Poll