Sport

Neymar kthehet në Paris, pa paterica, por ende vazhdon për t’u rikuperuar

12 Janar 2022, 06:05 Nga DOSJA
Neymar kthehet në Paris, pa paterica, por ende vazhdon për t’u

FRANCE Siç pritej, është Neymar kthyer në Paris që të dielën, tetë ditë pas pjesës tjetër të lojtarëve.

Viktimë e ndrydhjes së këmbës së majtë, me dëmtime të ligamenteve më 28 nëntor ndaj Saint-Étienne (3-1), sulmuesi 29-vjeçar kishte marrë leje nga PSG për të qëndruar edhe një javë më shumë në Brazil, ku do të shkonte për të kaluar fundin e festave të vitit.

Ai ka shfrytëzuar rastin për të kaluar sa më mire pranë familjes dhe miqve, duke marrë pjesë veçanërisht në turne pokeri, ndërkohë që ka vazhduar protokollin e rikuperimit pranë fizioterapistit që e ka shoqëruar çdo ditë.

Edhe pranë Partis SG ai ka nisur të punojë në mënyrë individuale, me një program të veçantë dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të fizioterapistëve dhe mjekëve të skuadrës kryeqytetase. Ende nuk dihet se kur sulmuesi barazilian do të bashkohet me grupin dhe do të marrë ngarkesa të plota fizike.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport neymar neymar dhe kylian mbappe neymar dhe leo messi neymar neymar dhe kylian mbappe neymar dhe leo messi

Sondazh

Poll