Sport

Ralf Rangnick i pakënaqur me “Djajtë e Kuq”: “Dua më shumë kontroll të topit”…

12 Janar 2022, 06:19 Nga DOSJA
Ralf Rangnick i pakënaqur me “Djajtë e Kuq”: “Dua

ANGLI – Ralf Rangnick, ndonëse u kualifikua në raundin e 4-të të FA Cup është shprehur i pakënaqur me mënyrën e lojës së skuadrës së tij të Manchester United:

“Gjithçka ka të bëjë me ekuilibrin sulmues dhe mbrojtës të skuadrës. Kemi lojtarë që kanë pikat e tyre të forta në sulm. Por për të kontrolluar dhe dominuar një lojë, duhet të kesh posedim të topit dhe ta shfrytëzosh atë maksimalisht. Në të kundërt, kur e humb duhet të kthehesh dhe të përpiqesh ta fitosh sa më shpejt atë.

Mënyra se si përgatitëm golin tone ndaj Aton Villas ishte e shkëlqyer. Ne e mbajtëm kontrollin rreth zonës, ndërruam krahët dhe e përfunduam aksionin me një krosim të shkëlqyer dhe një goditje fantastike me kokë nga Scotty (McTominay).

Ne kemi nevojë për ato momente kur dominojmë lojën. Sigurisht, si trajner, më pëlqen gjithmonë të kemi kontrollin e topit dhe unë dua më shumë kontroll. Por është një çështje ekuilibri në të dy fazat e lojës dhe ne duhet të përmirësohemi këto kohë.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport borxhi neto i manchester united u ul në 492 nga 552 milionë € i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin ish-legjenda e manchester united ralf rangnick borxhi neto i manchester united u ul në 492 nga 552 milionë € i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin ish-legjenda e manchester united ralf rangnick

Sondazh

Poll