Aktualitet

U ekstradua për vrasjen e ish-policit, Shabani pritet të bashkëpunojë me drejtësinë

12 Janar 2022, 09:56 Nga DOSJA
U ekstradua për vrasjen e ish-policit, Shabani pritet të

ELBASAN – Florind Shabani, i dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e bujshme të vitit 2009 të ish-oficerit të krimeve, Roland Rexhepi i njohur si ‘Doda’, është ekstraduar sot nga Gjermania. Shabani është arrestuar shtatorin e kaluar dhe është raportuar se me shumë mundësi ai do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit.

“Specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar F. Sh., 40 vjeç. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore gjermane. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi F. Sh., në datën 22.07.2009, në lagjen “Vullnetari” Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. R”, ka njoftuar sot Interpol Tirana.

Në vitin 2009 u ekzekutua pranë shtëpisë së tij në qytetin e Elbasanit Roland Rexhepi, i njohur si “Doda” ish-agjent i antidrogës. 2 vite më pas u vra vëllai i ‘Dodës’ Ilir Rexhepi, biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit.  Për vrasjen e Roland Rexhepit janë dënuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të burgosur përkatësisht me 23 dhe 24 vite burgim.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet florind shabani roland rexhepi florind shabani roland rexhepi

Sondazh

Poll