Aktualitet

‘ZHVENDOSU’/ 33-vjeçari bllokon rrugën me Benz në Kukës, nuk i bindet policisë

12 Janar 2022, 09:44 Nga DOSJA
‘ZHVENDOSU’/ 33-vjeçari bllokon rrugën me Benz në

KUKËS– Thirrjes së policisë së shtetit për të mos penguar qarkullimin e lirë të mjeteve nuk iu është bindur një 33-vjeçar. Policia informon se 33-vjeçari, tashmë i arrestuar, me inicialet F.M, banues në fshatin Vranisht po pengonte qarkullimin e mjeteve. Policia bëri të mundur sekuestrimin e mjetit tip ‘Benz’. I riu do duhet të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në fshatin Vranisht, pasi në rrugën “Demokracia”, në Krumë, ka bllokuar rrugën me automjetin tip “Benz”, duke penguar qarkullimin e lirë të mjeteve, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të zhvendosur mjetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Benz”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet i riu bllokon rrugen ne kukes kukes i riu bllokon rrugen ne kukes kukes

Sondazh

Poll