Aktualitet

Kukësi mbulohet nga bora, ARRSH: Këto janë akset që duhet të bëni kujdes

12 Janar 2022, 09:34 Nga DOSJA
Kukësi mbulohet nga bora, ARRSH: Këto janë akset që duhet

KUKËS- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar në rrjetet sociale një video ku duket qartë se qarku i Kukësit është i mbuluar nga dëbora. Për shkak të ngricave që janë shkaktuar në rrugë nga temperaturat e ulëta, ARRSH u bën thirrje shoferëve që të ecin me kujdes dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ARRSH bën me dije se aksi që ka pasur më shumë probleme në qarkullim është aksi Ura e Zapodit-Shishtavec. Megjithatë pretendojnë se po punohet për hapjen e rrugës. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Rruga për në Theth është e hapur për herë të parë gjatë sezonit dimëror duke nxjerrë në pah fshatin turistik dhe duke e bërë të vizitueshëm për turistët. Por një ndihmesë dhe lehtësi e madhe është edhe për bizneset e zonës, të cilët shprehen se puna e tyre ka marr hov të lartë. Vazhdon pa ndalur puna për zgjerimin e plotë të aksit, pastrimin nga rënia e ortekëve dhe shpërndarjen e kripës. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq ne kukes arrsh moti i keq ne kukes

Sondazh

Poll