Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal në Shkodër! Esktradohet nga Gjermania shqiptari (EMRI)

12 Janar 2022, 08:12 Nga DOSJA
Pjesë e grupit kriminal në Shkodër! Esktradohet nga Gjermania

TIRANË– Shpëtim Kiri, është shqiptari i cili është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri për të vijuar dënimin e tij. 63-vjeçari ka qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal (ka pasur rolin e transportuesit), i cili u godit në kuadër të operacionit policor “GARANTUESIT”, zhvilluar në vitin 2018, në DVP Shkodër. Kiri, nnë korrik të vitit 2020, është dënuar me 4 vite, 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit më shumë se një herë e kyer në kuadër të grupit të strukturuar” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. S

NJOFTIMI I POLICISË:

Po nga Interpol Tirana është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Shpetim Kiri, 63 vjeç. Ky shtetas ka qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal (ka pasur rolin e transportuesit), i cili u godit në kuadër të operacionit policor “GARANTUESIT”, zhvilluar në vitin 2018, në DVP Shkodër, ku pas dokumentimit me prova ligjore u arrestuan 9 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në korrik të vitit 2020, e ka dënuar me 4 vite, 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit më shumë se një herë e kyer në kuadër të grupit të strukturuar” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol ëiesbaden/ Gjermani, u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të lartpërmendur dhe ekstradimi i tyre drejt vendit tonë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekstradim ekstradim nga gjermania shpëtim kiri shqiperi ekstradim ekstradim nga gjermania shpëtim kiri shqiperi

Sondazh

Poll