Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ Përmbyset autobusi me shqiptarë në Serbi, 17 të plagosur

12 Janar 2022, 06:18 Nga DOSJA
SHMANGET TRAGJEDIA/ Përmbyset autobusi me shqiptarë në Serbi, 17

SERBI- Një autobus i një kompanie turistike me targa të Kosovës është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor në afërsi të Krushevacit në Serbi. Për fat të mirë është mundur të shmanget tragjedia, duke mos lënë pas asnjë viktimë. 17 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Krushevcit janë vetëm 9 prej tyre.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë si pasojë e motit të keq. Dyshohet se, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit, ka kaluar në korsinë e majtë dhe më pas është përmbysur anës rrugës. Xhami i përparmë është thyer si pasojë e përplasjes dhe nga aty besohet se kanë arritur të dalin të mbijetuarit.

Pasagjerët që nuk kanë pësuar lëndime kanë vazhduar rrugë drejt Sllovenisë rreth orës 23.45 me një autobus tjetër. Në lidhje me aksidentin në fjalë, mediat serbe raportojnë se ky është autobus që kryen linjën Prishtinë – Graz.

Njëri prej pasagjerëve që ndodhej brenda autobusit të kompanisë ‘Zhitia Turist’, i cili u aksidentua në Serbi, deklaroi se janë të gjithë mirë, ndërsa shtoi se në momentin kur ndodhi aksidenti ishin të gjithë në gjumë.

Ndërkohë, mediat kosovare kanë publikuar një video të disa ditë më parë, kur shihej se si një shofer autobusi i të njëjtës linje turistike, kryente një manovër të rrezikshme po në Serbi, ku parakalonte katër automjete në të njëjtën kohë.

Një aksident i ngjashëm ndodhi disa muaj më parë kur një autobus me targa të Kosovës, i cili vinte nga Frankfurti u rrëzua dhe i mori jetën 10 personave, ndërkohë që nga 69 personat e aksidentuar, 15 prej tyre janë fëmijë. Shkak për aksidentin siç edhe u deklarua nga prokurorët asokohe, është bërë përgjumja e drejtuesit të autobusit. Ai ka humbur kontrollin dhe ka bërë që autobusi të dilte nga rruga, duke shkaktuar tragjedinë, version që është mbështetur edhe nga i arrestuari.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Aksidenti në Serbi, zyrtari kosovar drejt Krushevcit, të lënduarit jashtë rrezikut

‘Po flinim gjumë’/Pasagjer në autobusin në Serbi, shqiptari: Kishim fëmijët me vete

VD/Një shofer i kompanisë që u aksidentua dje në Serbi, parakalon 4 makina njëherësh

Aksidenti në Serbi, pasagjerët shqiptarë vijnë në ndihmë,17 të plagosur (PAMJET)

Aksidenti në Serbi, pasagjerët shqiptarë vijnë në ndihmë,17 të plagosur (PAMJET)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni aksident ne serbi aksidentohet autobusi permbyset autobusi me shqiptare ne serbi aksident ne serbi aksidentohet autobusi permbyset autobusi me shqiptare ne serbi

Sondazh

Poll