Aktualitet

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror: 5 rreziqet që i kanosen Shqipërisë në vitin 2022

12 Janar 2022, 09:50 Nga DOSJA
Raporti i Forumit Ekonomik Botëror: 5 rreziqet që i kanosen

SHQIPËRI – Forumi Ekonomik Botëror ka prezantuar sot raportin e tij të 17-të për Rreziqet Globale, sipas të cilit pabarazia e vaksinave dhe një pabarazi në rimëkëmbjen ekonomike, pritet të vihen re këtë vit, krahas edhe tensioneve gjeopolitike.

Ndërkohë, përsa i përket Shqipërisë, në raport citohen 5 risqe kryesore, të cilat janë: Luhatje të marrëdhënieve ndërshtetërore; Dëmtimi i mjedisit nga dora e njeriut; Mangësi në masat e sigurisë kibernetike; Kriza e borxhit; Sëmundje infektive.

Sipas raportit, nga 2024, ekonomitë në zhvillim (me përjashtim të Kinës) do të shohin një rënie 5.5% nën PBB-në e pritur para pandemisë, ndërkohë që ekonomitë e zhvilluara do ta kenë tejkaluar me 0.9%, duke zgjeruar kështu hendekun global të të ardhurave.

Raporti i Rreziqeve Globale të Forumit Ekonomik Botëror 2022 paraqet rezultatet e Anketës më të fundit të Perceptimit të Rreziqeve Globale, e ndjekur nga analiza e rreziqeve kryesore që rrjedhin nga tensionet aktuale ekonomike, shoqërore, mjedisore dhe teknologjike.

Sipas Raportit të Rrezikut Global të Forumit Ekonomik Botëror 2022 globalisht:

-Rreziqet kryesore janë kriza klimatike, rritja e ndarjeve sociale, rritja e rreziqeve kibernetike dhe një rimëkëmbje e pabarabartë globale, ndërsa pandemia vazhdon.

-Sondazhi global i ekspertëve të rrezikut zbulon se vetëm 1 në 6 janë optimistë dhe 1 në 10 besojnë se rimëkëmbja globale do të përshpejtohet.

-Për të zgjidhur këto çështje sistemike, udhëheqësit globalë duhet të mblidhen dhe të miratojnë një përgjigje të koordinuar, me shumë palë, për të siguruar një rimëkëmbje të barabartë globale.

-Rreziqet klimatike dominojnë shqetësimet globale teksa bota hyn në vitin e 3-të të pandemisë. Sipas Raportit të Rreziqeve Globale 2022, rreziqet kryesore afatshkurtra dhe afatgjata janë, përkatësisht: Dështimi i veprimit ndaj motit ekstrem dhe ndryshimeve të klimës.

-Ndarjet shoqërore, krizat e jetesës dhe përkeqësimi i shëndetit mendor janë ndër rreziqet që janë përkeqësuar më shumë që nga fillimi i pandemisë dhe mbeten shqetësime të menjëhershme.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet forumi ekonomik botëror raporti i rrezikut global forumi ekonomik botëror raporti i rrezikut global

Sondazh

Poll