Aktualitet

‘Spastroi’ nga PD Berishën dhe grupin, Basha: Do të ketë një të ardhme më të mirë

12 Janar 2022, 06:45 Nga DOSJA
‘Spastroi’ nga PD Berishën dhe grupin, Basha: Do të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një mesazh në rrjetin e tij social ‘Tëitter’. Pas vendimeve që u morën dy ditë më parë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, duke përjashtuar liderin historik Sali Berishën dhe pezualluar pjestarët e grupit të tij, Basha ka ndarë me demokratët dy mesazhe. Ai thotë se do të ketë në të ardhme me të mirë për partinë dhe për Shqipërinë, e se kjo do të vijë vetëm kur të gjithë të jenë së bashku.

MESAZHI:

Do të ketë një të ardhme më të mirë për PD-në dhe për Shqipërinë. Do ta sjellim sëbashku!

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e 10 Janarit përjashtimin 8 anëtarëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu. Këto vendime ekstreme u morën pas protestës së dhunshme të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike, ku emrat e mësipërm mbështetën lëvizjen për rithemelim të PD dhe protestën në selinë blu.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll