Bota

Momenti tmerrues, 18-vjeçarja në SHBA hedh të porsalindur në koshin e plehrave

11 Janar 2022, 16:52 Nga DOSJA
Momenti tmerrues, 18-vjeçarja në SHBA hedh të porsalindur

SHBA – Një 18-vjeçare në Nju Meksiko, SHBA po përballet me akuza të rënda pasi pranoi se e hodhi fëmijën e saj të porsalindur në një kosh pak pas lindjes.

Sipas ABC7, Imbriale kujtoi momentin kur policia e Hobbs kërkoi të rishikonte videon e sigurisë nga dyqani i tij pasi një foshnjë besohej se ishte hedhur në koshin pranë tij. Ajo i dha i dha policisë kamerat ku dukej momenti kur gruaja hedh një qese të zezë në kosh dhe largohet. Videoja tregon se është ora 14:00 kur një makinë e bardhë shkon drejt koshit.

Një grua del nga vendi i shoferit, hap derën e pasme të pasagjerit, rrëmben një qese të zezë dhe e hedh në kosh. Më pas ajo largohet. Një grup njerëzish shikojnë në kosh kur hasin qesen. Një grua nxjerr një fëmijë prej aty dhe e merr me vete. Pak minuta më vonë policia ka mbërritur në vendngjarje. Fatmirësisht, foshnja u gjet e gjallë dhe u dërgua në një spital të Teksasit, ku është në gjendje shëndetësore stabël.

“Kjo nuk duhet të kishte ndodhur. Ka mënyra të tjera për të dhuruar një fëmijë, por ju nuk e hidhni atë. Më vjen keq“, tha Imbriale.

Sipas një njoftimi për lajmet nga policia Hobbs, hetuesit arritën të lokalizonin automjetin e dyshuar. Alexis Avila, 18 vjeç, u intervistua dhe rrëfeu se e lindi fëmijën në një vend tjetër, më pas e vendosi në kosh. Seanca dëgjimore e Avilës është caktuar për të hënën. Ajo u akuzua për tentativë për të kryer një vepër penale dhe abuzim me fëmijët. 

(m.k/dosja/al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota braktiset foshnja new mexico shba braktiset foshnja new mexico shba

Sondazh

Poll