Bota

Përparim Rama rezulton pozitiv me COVID-19, të dielën ishte takuar me Erion Veliajn

11 Janar 2022, 15:23 Nga DOSJA
Përparim Rama rezulton pozitiv me COVID-19, të dielën ishte

KOSOVË Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 ditën e sotme.

Rama ka njoftuar përmes Facebook se është njoftuar sot nga IKSHPK (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës) dhe se është izoluar menjëherë. Ai ka thënë se nuk ka simptoma për momentin dhe por do të koordinohet me ekipin e tij për të vazhduar punën nga shtëpia.

Mbrëmë, ai ka inspektuar nëpër kryeqytet për të parë nëse po pastrohen rrugët nga bora. Në fotot e publikuara, ai shihet bashkë me gjashtë persona të tjerë. Ai është takuar dje edhe me tenorin Ramë Lahaj. Ndërsa ditën e dielën ai ka qenë në vizitë në Tiranë, ku është pritur nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

“Të dashur qytetarë, Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar Rama.

Kosova është përballur këto ditë me një numër të madh infektimesh nga Covid-19. Mesa duket kësaj nuk ka mundur t’i shpëtojë as kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora bilanci i covid ne kosove kosova përparim rama bilanci i covid ne kosove kosova përparim rama

Sondazh

Poll