Bota

Përfundon leja speciale, Kadri Veseli niset për në Hagë

11 Janar 2022, 14:52 Nga DOSJA
Përfundon leja speciale, Kadri Veseli niset për në Hagë

KOSOVË – Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli është nisur ditën e sotme për në Hagë, Holandë pas një vizite të shkurtër te familja e tij në Mitrovicë, si dhe tek varri i nënës së tij, e cila u nda nga jeta të premten e kaluar.

Fotoja tregon mementin e nisjes së Veselit për në aeroport nga objekti i misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX. Gjykata Speciale e Hagës tha ditën e djeshme se ai kishte marrë lejen speciale për shkak të arsyeve humanitare oir nuk bënën të ditur kur përfundonte afati, i cili mesa duket ka qënë sot.

Veseli të hënën vizitoi fillimisht familjen e tij në Mitrovicë, ku para derës së shtëpisë po e priste bashkëshortja dhe fëmijët. Më pas ai shkoi te varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës ku është varrosur nëna e tij nën përcjelljen e pjesëtarëve të EULEX-it.

Ardhja e Veselit në Kosovë u përcoll me masa të rrepta sigurie. Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë lejuar Veselit vizitën në Kosovë pasi të premten e javës së kaluar nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli humbi jetën në moshën 93-vjeçare. Muaj më parë, Veselit iu dha një leje e njëjtë për të ardhur në Kosovë nga paraburgimi i Gjykatës Speciale në Hagë, për shkak të vdekjes së babait.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora gjykata speciale e hagës humb jeten nena e kadri veselit kadri veseli gjykata speciale e hagës humb jeten nena e kadri veselit kadri veseli

Sondazh

Poll