Bota

Kiril Petkov futet në karantinë, shtyhet vizita në Maqedoninë e Veriut

11 Janar 2022, 15:02 Nga DOSJA
Kiril Petkov futet në karantinë, shtyhet vizita në

BULLGARI– Kirill Petkov nuk do të vizitojë Shkupin ditën e martë, siç ishte planifikuar. Nuk është caktuar ende një datë e re për vizitën teksa Petkov është në izolim, për shkak të kontaktit me kryetarin e parlamentit bullgar Nikolla Minçev, i cili ishte infektuar me koronavirus.

Sipas ALSAT, Udhëheqësit më të lartë të Bullgarisë janë duke u izoluar pasi kanë qenë në kontakt me kryetarin e parlamentit Nikolla Minçev i cili rezultoi pozitiv me koronavirus. Për të njëjtën arsye u izolua edhe zëdhënësja e kryeministrisë, Lena Borislavova.

Minchev ishte i pranishëm të hënën në një takim gjashtë-orësh të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit, të kryesuar nga Presidenti Rumen Radev dhe ku morën pjesë kryeministri Kiril Petkov, disa ministra kryesorë dhe krerët e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, si dhe udhëheqës të partive të përfaqësuara në parlament. Zëvendëskryeministrja Kalina Konstantinova do të zëvendësojë kryeministrin në detyrë ndërsa ai është në izolim. Petkov ka shtyrë takimin me kryeministrin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, qeveria e të cilit duhet të zgjidhet gjatë kësaj fundjave.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bullgaria karantinohet kiril petkov kiril petkov bullgaria karantinohet kiril petkov kiril petkov

Sondazh

Poll