Aktualitet

Policia Rrugore e Durrësit në aksion, mijëra gjoba dhe 34 patenta të pezulluara

11 Janar 2022, 13:52 Nga DOSJA
Policia Rrugore e Durrësit në aksion, mijëra gjoba dhe 34 patenta

DURRËS – Policia Rrugore ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Kështu, vetëm gjatë javës që lamë pas, Rrugorja njofton se janë arrestuar 13 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, janë pezulluar 34 leje drejtimi, nga të cilat: 23 janë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 11 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar.

Njoftimi i Policisë Rrugore të Durrësit:

Janë vendosur 1439 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-12 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

-22 masa për tejkalim shpejtësie;

-69 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-7 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-24 masa për përdorimin e aparatit celular;

-266 masa për parakalime të gabuara;

-256 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

-400 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

-9 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

-374 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia ne durres policia rrugore policia ne durres policia rrugore

Sondazh

Poll