Bota

Politika në ZI/Ndërron jetë Presidenti i Parlamentit Evropian,David Sassoli,reagimet

11 Janar 2022, 06:09 Nga DOSJA
Politika në ZI/Ndërron jetë Presidenti i Parlamentit

ITALIPresidenti i Parlamentit Evropian, socialdemokrati italian David Sassoli, ka ndërruar jetë gjatë natës së mbrëmshme në vendlindje, në moshën 65-vjeçare. Përfaqësuesi i Presidentit të Parlamentit Evropian, Roberto Cuillo ka bërë të ditur lajmin e trishtë. Sassoli ishte i shtruar në një spital në Aviano-s, të Italisë, aty ku dha dhe frymën e fundit.

Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Sassoli anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare. Presidenti i PE u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Në shtator,  Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rifilloi detyrat e tij politike në nëntor.

Pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të David Sassolit reagime të shumta ka patur nga figura politike. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen shprehu ngushëllimet e saj për mikun e dashur dhe për të ishte një humbje e tmershme. Ndërkohë Komisioneri i BE-së Oliver Varhelyi i pikëlluar për humbjen e madhe, e ka cilësuar atë si një mbështetës të vërtetë të politikës së zgjerimit dhe fqinjësisë së BE-së dhe një qenie njerëzore të shkëlqyer.

Reagime ka patur edha nga politikanë të Shqipërisë dhe Kosovës, ku presidenti Ilir Meta, kryemistri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e madhe të një mbështetësi të politikës së zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë.

Zhvillimet:

David Sassoli ndahet nga jeta, Kim e pikëlluar: Një udhëheqës frymëzues

Vdekja e Sassolit, Vjosa Osmani e pikëlluar: Mik i vërtetë i kombit e popullit tonë

Ndarja nga jeta e Sassolit, Basha: Jam i trishtuar, ishte miku i mirë i shqiptarëve

David Sassolit humbi jetën, Komisioneri i BE-së: Humbëm një italian krenar

David Sassoli u nda nga jeta, Meta i hidhëruar: Europianist i palodhur

Ndarja nga jeta e Sassolit, Kurti: Mik i Kosovës dhe burrë që solli vlera europiane

Ndarja nga jeta e Sassolit, Rama: Trishtim, avokat i zjarrtë i Shqipërisë

Vdekja e David Sassolit ,Von der Leyen: E pikëlluar nga humbja një europiani të madh

PROFIL/ Kush ishte David Sassoli, ish-gazetari dhe Presidenti i BE

 

(a.b)(f.i)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota david sassoli vdes david sassoli david sassoli vdes david sassoli

Sondazh

Poll