Bota

U dërguan për të stabilizuar situatën, trupat rusë do të largohen nga Kazakistani

11 Janar 2022, 12:24 Nga DOSJA
U dërguan për të stabilizuar situatën, trupat rusë do

KAZAKISTAN- Blloku ushtarak i udhëhequr nga Rusia do të fillojë tërheqjen e trupave të tij nga Kazakistani brenda dy ditësh. Reuters raporton se pas përmbushjes së misionit të tij kryesor për stabilizimin e vendit të Azisë Qendrore pas trazirave serioze, forcat ushtarake ruse do të tërhiqen.

“Misioni kryesor i forcave paqeruajtëse të CSTO është përfunduar me sukses. Brenda dy ditësh do të fillojë një tërheqje me faza e kontingjentit të bashkuar paqeruajtës të CSTO dhe ky proces do të zgjasë jo më shumë se 10 ditë,“-tha presidenti Kassim-Yomart Tokayev.

Forcat ushtarake ruse u dërguan në qyetin e Almatit, teksa protesta filloi të agravohej me djegie të ndërtesave, përplasjeve të protestuesve të policisë e deri në shkaktimin e viktimave. Trupat e dërguar kishin qëllim të shuanin protestat dhe mbrojtjen e ndërtesave.

LAJMI KRYESOR: Trazirat në Kazakistan/ Arrestohen rreth 10 mijë persona, emërohet kryeministri i ri

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota forcat ushtarake ruse protesta ne kazakistan forcat ushtarake ruse protesta ne kazakistan

Sondazh

Poll