Bota

Kosova dhe DASH bëhen me zyrë ndërlidhëse, Hovenier emëron zyrtaren e parë

11 Janar 2022, 14:40 Nga DOSJA
Kosova dhe DASH bëhen me zyrë ndërlidhëse, Hovenier

KOSOVË – Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka njoftuar ditën e sotme se Ksoova do të ketë një zyrë ndërlidhëse në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ai ka emëruar në këtë post Merdiana Lecin, e cila do të jetë zyrtarja ndërlidhëse e Kosovës në Departamentin amerikan të Shtetit. Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se programi i ri do të fuqizojë bashkëpunimin ShBA-Kosovë.

“Diskutim produktiv me ministren e Jashtme, Gërvalla & frymëzues takimi me Merdiana Lecin, diplomatja e parë kosovare që shërben si zyrtare ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit në Uashington. Ky program do t’i fuqizojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ShBA – Kosovë për prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, ka thënë Hovenier.

Productive discussion with @MFAKosova Gervalla & inspiring to meet Merdiana Leci, Kosovo’s first diplomat to serve as a liaison officer at the @StateDept in Washington. This program will strengthen U.S.-Kosovo understanding & cooperation on shared foreign policy priorities. pic.twitter.com/CXQGGJ66cA

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 11, 2022

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka shkruar se programin e ka negociuar si ambasadore së bashku me ish-ministren Meliza Haradinaj.

“E lumtur të shoh lajme të tilla. Si ambasadore kam negociuar programit së bashku me ambasadoren Lendita Haxhitasimi dhe Meliza Haradinajn”, ka shkruar ajo.

Very happy to see this news! As Ambassador I have negotiated the program together with @Amb_LenditaH and @MelizaHaradinaj https://t.co/CDW9YJzkuz

— Vlora Çitaku (@vloracitaku) January 11, 2022

Kjo është hera e parë që bëhet emërim i tillë në pozitën e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Departament të Shtetit. Hovenier ishte emëruar nga presidenti i SHBA-së për postin e ambasadorit të Kosovës në muajin korrik të këtij viti. Pjesa më e madhe e karrierës së tij është fokusuar në çështje të sigurisë në Evropë dhe Euroazi. Përpara se të emërohej në rolin e tij të ri si ambasador, Hovenier shërbeu si zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA-së në Ankara. Përveç Kosovës dhe Turqisë, Hovenier ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai, Peru, Serbi dhe Mal të Zi. Ai flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht dhe ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë disa nga Qeveria e Kosovës.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora jeffrey m. hovenier kosova merdiana leci vlora citaku jeffrey m. hovenier kosova merdiana leci vlora citaku

Sondazh

Poll