Bota

Trazirat në Kazakistan/ Arrestohen rreth 10 mijë persona, emërohet kryeministri i ri

11 Janar 2022, 08:28 Nga DOSJA
Trazirat në Kazakistan/ Arrestohen rreth 10 mijë persona,

KAZAKISTAN- Protestat në Kazakistan filloi në 2 janar kundër rritjes së çmimit të gazit, e më pas u kthyen në protesta masive antiqeveritare duke shkaktuar incidente të rënda. Të paktën 164 persona kanë mbetur të vrarë, përfshirë tre fëmijë dhe qindra të plagosur. Presidenti Kassim-Yomart Tokayev e ka përshkruar situatën si një përpjekje për grusht shteti. Focat e sigurisë kanë rimarrë kontrollin në rrugët e qytetit të Almatit, ku deri tani janë arrestuar 9,900 persona si pjesë e hetimeve pas një jave trazirash vdekjeprurëse. 

Mes protestave të dhunshme është emëruar sot kryeministri i ri i Kazakistanit, Alikhan Smailov, i cili u propozua nga presidenti Kassim-Yomart Tokayev dhe u miratua me shumicë votash nga parlamenti. Smailov ka shërbyer më parë si ministër i financave i Kazakistanit nga viti 2018 deri në vitin 2020. Nga ana tjetër trupat ushtarakë të dërguar në ndihmë nga Rusia, do të largohen nga Kazakistani brenda dy ditësh.

Protesta prej një jave në Kazakistan detyruan presidentin Kasim-Yomart Tokayev  të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe në një deklaratë theksoi se rreth 20 000 kriminelë kanë sulmuar Almatyn, në qendër të protestave të shkaktuara nga rritja e karburantit në Kazakistan. Ndërsa situata e vendit po diltel nga kontrolli presidenti pa të arsyeshme të kërkonte ndihmën e Rusisë, ku tashmë forcat ushtarake kanë “rivendosur kontrollin” mbi qytetin e Almatit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U dërguan për të stabilizuar situatën, trupat rusë do të largohen nga Kazakistani

Trazirat në Kazakistan/ Alikhan Smailov emërohet kryeministri i ri

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kassim yomart tokayev protesta ne kazakistan kassim yomart tokayev protesta ne kazakistan

Sondazh

Poll