Aktualitet

Era e fortë / Përmbyset kamioni tek ‘Ura e Milotit’, bllokohet qarkullimi për dy orë

11 Janar 2022, 13:09 Nga DOSJA
Era e fortë / Përmbyset kamioni tek ‘Ura e Milotit’,

URA E MILOTIT – Era e fortë gjatë ditës së sotme është bërë shkak i një aksidenti në aksin Lezhë – Laç, ku raportohet se një mjet i tonazhit të rëndë është batuar në rrugë.

Aksidenti është regjistruar te vendi i quajtur ‘Ura e Milotit’, ndërsa sipas policisë, drejtuesi i mjetit me targa të Kosovës dhe pasagjeri nuk kanë marrë lëndime.

Si pasojë e aksidentit, është bllokuar qarkullimi në njërin krah të rrugës për rreth 2 orë, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq me reshje shiu, dëbore dhe me temperatura të ulëta, ndërsa në disa akse rrugore ka pasur prani të shtuar të erës, që ka shkaktuar jo pak vështirësi për shoferët e mjeteve të tonazhit të rëndë.


LAJMI KRYESOR: Temperaturat nën 0 / Ngrica e probleme me energjinë, në Kukës rikthehen gjeneratorët

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet era e forte moti i keq ne shqiperi permbyset kamioni era e forte moti i keq ne shqiperi permbyset kamioni

Sondazh

Poll