Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, reagon kopshti privat: Jemi të shokuar e të prekur

11 Janar 2022, 12:26 Nga DOSJA
Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, reagon kopshti privat: Jemi të

FIER – Kopshti privat ku mbeti i vdekur një fëmijë 3-vjeçar, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, duke shprehur keqardhjen për atë se çfarë ka ndodhur, ndërsa thonë se janë ende të shokuar dhe të trishtuar nga ajo që ka ndodhur.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Kopshti shkruan se kanë bërë gjithçka për të siguruar mbarëvajtje të plotë në mjediset tona duke respektuar rigorozisht standardet e kërkuara nga autoritetet.

Reagimi i plotë i kopshtit:

Ne jemi ende të shokuar dhe thellësisht të trishtuar për humbjen tragjike të jetës së një fëmije. Ekipi i 80 punonjësve të këtij institucioni ndan dhimbjen e pamasë për këtë humbje të papritur me të gjithë familjarët e vogëlushit të ndjerë. Në përpjekje për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie, stafi është vënë tërësisht në dispozicion të autoriteteve për të ndihmuar plotësisht hetimin. Ne kemi bërë gjithçka për të siguruar mbarëvajtje të plotë në mjediset tona duke respektuar rigorozisht standardet e kërkuara nga autoritetet. Gjithashtu, si në rastin konkret, ne respektojmë standardin e kërkuar për numrin e fëmijëve nën mbikëqyrje të edukatores duke e patur dhe ndjeshëm më të ulët. Ndërkohë, Bordi dhe stafi ka organizuar një proces komunikimi të hapur me prindërit për të ofruar të gjithë informacionin e duhur për një transparencë të plotë dhe për të marrë çdo sugjerim për përmirësimin e parametrave të sigurisë. Çdo prind e qytetar është i ftuar të kontribuojë. Duke mbetur në dispozicion të hetimit të autoriteteve ne presim zbardhjen e kësaj ngjarjeje të dhimbshme.

LAJMI KRYESOR: Tragjedia në Fier/Vdekja e 3-vjeçarit në kopësht, edukatorja lihet në burg (DËSHMIA)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fier kopshti flatrat e dijes tragjedia ne fier vdes 3 vjecari ne fier fier kopshti flatrat e dijes tragjedia ne fier vdes 3 vjecari ne fier

Sondazh

Poll