Aktualitet

S’mori pjesë në seancë, edukatorja letër Gjykatës: Jam e rënduar psikologjikisht

11 Janar 2022, 11:21 Nga DOSJA
S’mori pjesë në seancë, edukatorja letër

FIER – Zbardhet letra që edukatorja 27-vjeçare, Redina Binjaku, i ka dërguar Gjykatës së Fierit ku i bën me dije se e ka të pamundur të marrë pjesë në seancën ndaj saj, pasi nuk ishte mirë psikologjikisht.

Në letrën e saj, Binjaku shpreh ngushëllimet për familjen e 3-vjeçarit dhe thotë se si pasojë e gjendjes së saj tepër të rënduar, e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë seancë, ndaj ka kërkuar përfaqësimin nga avokati i saj, Ylli Asimetaj.

Letra e Redina Binjakut drejtuar gjykatës:

“Unë shtetësja Redina Binjaku mora njoftim për seancën gjyqësore të datës 11.01.2022 ora 10:00. Në radhë të parë I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të miturit. Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht prej situatës në të cilën ndodhem. Për këtë shkak nuk mund të marr pjesë në zhvillimin e seancës për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal. Kërkoj të përfaqësohem nga avokati im Ylli Asimetaj, Anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier.”, ka shkruar në letrën e saj edukatorja 27-vjeçare drejtuar Gjykatës së Fierit.

Gjykata e Fierit la sot në masën e ‘arrestit me burg’ me afat 30-ditor edukatoren 27-vjeçare, e cila do duhet të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

LAJMI KRYESOR: Tragjedia në Fier/Vdekja e 3-vjeçarit në kopësht, edukatorja lihet në burg (DËSHMIA)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edukatorja gjykata le ne burg edukatoren rudina binjaku edukatorja gjykata le ne burg edukatoren rudina binjaku

Sondazh

Poll