Aktualitet

Nano nis ‘spastrimin’ në Policinë Rrugore, ikin 8 shefa, kush i zëvendëson (EMRAT)

11 Janar 2022, 12:40 Nga DOSJA
Nano nis ‘spastrimin’ në Policinë Rrugore, ikin 8 shefa,

TIRANË– Ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka bërë lëvizje në disa prej Policive Rrugore në qarqe. Ali Yzeiri, i cili deri më tani ka mbajtur postin eë shefit të Policisë Rrugore në Berat, është transferuar dhe emëruar specialist në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Paraardhësi i Yzeirit, Valentin Florini, nga posti i specialistit është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Fier.

Ylli Kondi, i cili deri më tani mbante postin e shefit të “Rrugores” në Fier, është transferuar si shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat. Po ashtu edhe Janaq Zarka, deri tani shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në DVP Fier, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë. Naun Doko, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër. Ndërkohë që Altin Dervishaj, shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër ka kaluar në Shkodër. Shefi i këtij qarku, Valmir Nikolli tani ka kaluar në Akademinë e Sigurisë.

Ndryshimet në radhët e drejtuesëve të Policisë në qarqe janë justifikuar me arsyetimin se nevojitej një rifreskim, i nevojshëm sipas Nanos në vendosjen në zbatim të ligjeve për qarkullimin rrugor.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Me qëllim rifreskimin dhe dhënien e një impulsi të ri në drejtim të marrjes së masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur një sërë ndryshimesh në Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe. Ali Yzeiri, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat, është transferuar dhe emëruar specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Valentin Florini, deri tani specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier.

Ylli Kondi, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier, është transferuar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat. Janaq Zarka, deri tani shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në DVP Fier, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë.

Naun Doko, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër. Altin Dervishaj, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër. Valmir Nikolli, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër, është transferuar dhe emëruar në Akademinë e Sigurisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ali yzeiri altin dervishaj gledis nano janaq zarka levizje ne policine rrugore naun doko valentin florini valmir nikolli ylli kondi ali yzeiri altin dervishaj gledis nano janaq zarka levizje ne policine rrugore naun doko valentin florini valmir nikolli ylli kondi

Sondazh

Poll