Aktualitet

Fier/Vdekja e 3-vjeçarit në kopësht, edukatorja lihet në burg:Jam në gjendje të keqe

11 Janar 2022, 10:24 Nga DOSJA
Fier/Vdekja e 3-vjeçarit në kopësht, edukatorja lihet në

FIER– Gjykata e Fierit ka vendosur 30 ditë burg për edukatoren Redina Binjaku, e cila u arrestua pasi në kopshtin ku ajo punonte dhe ishte përgjegjëse u mbyt një 3-vjeçar. Prokuroria e akuzon edukatoren për shkelje të rregullores në punë, akuzë që Binjaku e ka mohuar duke dhënë edhe versionin e saj lidhur me ngjarjen. Në dëshminë e saj, ajo ka bërë më dije në kohën që ora po shkonte 13 dhe babai do të paraqitej në kopësht për të marrë fëmijën, ajo e kishte bërë gati dhe e kishte lënë afër vendin ku do merrte çantë.

Por ishte larguar pasi një fëmijë tjetër nga grupi i saj po qante, e në këtë moment kishte shkuar brenda në klasë për të parë se çfarë kishte ndodhur me fëmijën tjetër. Kur u kthye gjeti të varur tek varësja ku fëmijët linin xhupat dhe çantat. Ndërsa sot, me anë të një letre shpjegoi edhe arsyen e mungesës në seancë, duke shtuar se ndodhej në gjendje shumë të rëndë psikologjike.

 

 

Ndërkohë që nga ana tjetër skandali vazhdon, kopshti privat është hapur sërish që dje, pa kaluar as java nga tragjedia, e asnjë masë nuk është marrë ndaj subjektit. Po ashtu, fillimisht u pretendua se në ambientet e brendshme ka kamera sigurie, por mesa duket asnjë nuk e ka kapur momentin tragjik të të miturit. Familja e prindërit e këtij të fundit kërkojnë drejtësi, duke protestuar para godinës së Prokurorisë së Fierit, ndërsa kërkojnë dënim maksimal për përgjegjësit.

Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen, duke e gënjyer se djali ishte mirë, por doktorët i kishin treguar se 3-vjeçari kishte shkuar në spital pa shenja jete. Në lidhje me rastin në fjalë, ka reaguar edhe kopshti privat, ku ndodhi ngjarja e rëndë, duke shprehur keqardhjen për atë se çfarë ka ndodhur, ndërsa thonë se janë ende të shokuar dhe të trishtuar nga ajo që ka ndodhur. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Kopshti shkruan se kanë bërë gjithçka për të siguruar mbarëvajtje të plotë në mjediset tona duke respektuar rigorozisht standardet e kërkuara nga autoritetet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, reagon kopshti privat: Jemi të shokuar e të prekur

S’mori pjesë në seancë, edukatorja letër Gjykatës: Jam e rënduar psikologjikisht

Mbytja e fëmijës 3-vjeçar në Fier, zbardhet dëshmia e edukatores

Mbytja e 3-vjeçarit në Fier, del sot para gjykatës edukatorja e kopshtit privat

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fier redina binjaku vdes 3 vjecari ne fier fier redina binjaku vdes 3 vjecari ne fier

Sondazh

Poll