Politike

Vizita / Meta takon Pendarovskin: Prioritet hapja e negociatave të dy vendeve me BE

11 Janar 2022, 11:39 Nga DOSJA
Vizita / Meta takon Pendarovskin: Prioritet hapja e negociatave të dy

SHKUP – Presidenti i Shqipërisë Ilir Metës, i cili prej ditës së djeshme ndodhet në Maqedoninë e Veriut për një vizitë zyrtare tre ditore, do të takohet atje me krerët më të lartë shtetërore në vend.

Mëngjesin e sotëm, Presidenti Meta zhvilloi takim me homologun e tij Stevo Pendarovski. Në takimin mes tyre u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimin pozitiv të tyre, përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë.

Siç thuhet më tej në njoftim, në kuadër të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të dy presidentët theksuan nevojën e zhbllokimit të procesit dhe fillimit të shpejtë të negociatave të anëtarësimit të të dy vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat, sipas tyre, do të kenë kontribut pozitiv në progresin e përgjithshëm dhe stabilitetin në rajon.

Njoftimi i Presidencës shqiptare:

Presidenti Meta pritet në takim nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z Stevo Pendarovski. Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta u prit sot përzemërsisht në një takim nga homologu i Tij, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, SH.T.Z. Stevo Pendarovski, me të cilin zhvilloi një bisedë të hapur dhe shumë të ngrohtë. Të dy Kryetarët e Shteteve vlerësuan potencialin e madh, që ekziston, për thellimin e marrëdhënieve shumë të mira fqinjësore mes vendeve tona, në të gjitha fushat, për një të ardhme më të shkëlqyer. Duke shprehur vullnetin e palëkundur të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e vlerave euroatlantike, si dy vende anëtare të NATO-s, Presidenti Meta dhe homologu Pendarovksi, në kuadër të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Europian, vunë në dukje nevojën e zhbllokimit të procesit dhe fillimit të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, që sipas tyre, do të ketë një kontribut pozitiv në prosperitetin e përgjithshëm, konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Presidentët Meta dhe Pendarovski vlerësuan se një ndihmesë të madhe në këtë drejtim japin vetëm nismat gjithëpërfshirëse, në mënyrë të veçantë Procesi i Berlinit, që garanton forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për periudhën 2022-2023, do të shërbejë për të konsoliduar arritjet e deritanishme në rajon. Presidenti Meta duke vënë në dukje se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në këto dekadat e fundit kanë qenë jo vetëm të përkushtuar për stabilitetin e vendit, por edhe garantë të integrimit euroatlantik të saj, nënvizoi se respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardeve më të avancuara europiane, është thelbësor.

LAJMI KRYESOR: Vizita 3-ditore në Maq. e Veriut, Meta lule te ‘Nënë Tereza’, takon Pendarovskin

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ne maqedonine e veriut stevo pendarovski ilir meta ne maqedonine e veriut stevo pendarovski

Sondazh

Poll