Politike

U përjashtua, Noka: Shoqata e bravave s’mund të nxjerrë njoftime në emër të PD

11 Janar 2022, 12:23 Nga DOSJA
U përjashtua, Noka: Shoqata e bravave s’mund të nxjerrë

TIRANË – Deputeti demokrat, Flamur Noka ka reaguar pas vendimit të djeshëm të kryesisë së Partisë Demokratike për ta përjashtuar nga PD. Në reagimin e tij Noka shprehet me ironi se shoqata e bravave të bunkerit Alkatrazit, mund të nxjerrë njoftime në media për këdo që ka nevojë për rregullime e ndërrime bravash, drynash, dyersh apo blindime dyersh, bunkeresh por jo në emër të PD.

Postimi i plotë i Flamur Nokës:

Shoqata e bravave të bunkerit Alkatrazit paska njoftuar avancim me fushatën e përjashtimeve… Por shoqata nuk përfaqëson demokratët e as Partinë Demokratike. Demokratët me datë 11 dhjetor 2021 kanë miratuar në Kuvendin Kombëtar ngritjen e Komisionit të Përkoheshëm të Rithemelimit të PD që i përfaqëson ata në çdo vendimarrje. Shoqata mund të nxjerrë njoftime në media për kedo që ka nevojë për rregullime e ndërrime bravash, drynash, dyersh apo blindime dyersh, bunkeresh por jo në emër të PD.

LAJMI KRYESOR: Sali Berisha përjashtohet nga PD! Kryesia ‘fshin’ 8 anëtarë, pezullon 19 të tjerë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha perjashtohet nga pd flamur noka kryesia e partise demokratike berisha perjashtohet nga pd flamur noka kryesia e partise demokratike

Sondazh

Poll