Politike

VD-Dalja e të dhënave personale, Rama: Ishte një e keqe që nuk erdhi vetëm për keq

11 Janar 2022, 09:58 Nga DOSJA
VD-Dalja e të dhënave personale, Rama: Ishte një e keqe që

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe skandalin me daljen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë, të cilin e konsideroi si një të keqe që nuk erdhi vetëm për të keq. Në këtë kuadër, Rama tha se nëpërmjet këtij skandali qytetarët shqiptarë panë me sytë e tyre një problem, të cilin sot e kemi më të lehtë se dje që ta adresojmë në aspektin e marrëdhënies ligjore dhe morale të shumë punonjësve me shtetin dhe punonjësit.


Para pak kohësh patëm një ngjarje të rëndë në lidhje me rrjedhjen e pagave të qytetarëve. Një ngjarje nag ato që kanë ndodhur edhe në vende të zhvilluara. Këto janë sulme prej presonash të infiltruar, të paguar, qoftë edhe të papërgjegjshëm. Ndaj e vlerësoj këtë bashkëpunim, pas të cilit kapaciteti dëmtues i individëve do të jetë shumë i reduktuar. Vetë sistemi do të jetë i tillë që do të ketë shumë mure mbrojtëse edhe nga ndërhyrja e individëve. Është një lajm i mirë edhe për atsa që u lënduan nga dalja e të dhënave personale. Ishte një e keqe që nuk erdhi vetëm për keq, pasi të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre një problem, të cilin sot e kemi më të lehtë se dje që ta adresojmë në aspektin e marrëdhënies ligjore dhe morale të shumë punonjësve me shtetin dhe punonjësit. Ashtu sikurse shqiptarët përjetuan efektet negative të një sulmi mbi shtetin, cka e bën tepër të nevojshme nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.”, u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: Skandali me pagat/ Siguria kibernetike, Qeveria marrëveshje me kompaninë amerikane!

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama firmoset marreveshja per sigurine kibernetike edi rama firmoset marreveshja per sigurine kibernetike

Sondazh

Poll