Politike

Presidenti Meta nis vizitën në Maqedoninë e Veriut: Të krenohemi me Shën Terezën

11 Janar 2022, 10:33 Nga DOSJA
Presidenti Meta nis vizitën në Maqedoninë e Veriut: Të

MAQEDONI E VERIUT – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit ka dhënë një mesazh  nga vendi fqinj bën thirrje që të jetësohet e mbahet gjallë vepra e Nënë Terezës.

Në postimin e tij, Meta shkruan se e ka nisur vizitën pikërisht me nderimin më të madh ndaj shembullit frymëzues dhe humanizmit të Shenjtores së madhe të kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit, Nënë Terezës.

Postimi i plotë i Metës:

“I lumtur të nis zyrtarisht vizitën time në Maqedoninë e Veriut, me nderimin më të madh ndaj shembullit frymëzues dhe të përjetshëm të dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit të Shenjtores së madhe të kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit, Nënë Terezës. Të krenohemi me Shën Terezën vetëm duke jetësuar dhe mbajtur gjallë veprën dhe mesazhet e saj të mençura plot shpresë dhe dashuri për jetën dhe njeriun!”, shkruan Presidenti Meta.

LAJMI KRYESOR: Vizita 3-ditore në Maq. e Veriut, Meta lule te ‘Nënë Tereza’, takon Pendarovskin

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ne maqedonine e veriut presidenti ilir meta vizita ne maqedonine e veriut ilir meta ne maqedonine e veriut presidenti ilir meta vizita ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll