Politike

VD-Bashkëpunim me opozitën? Rama: Nuk dimë kush është kush në këtë histori

11 Janar 2022, 09:30 Nga DOSJA
VD-Bashkëpunim me opozitën? Rama: Nuk dimë kush është

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi para gazetarëve se Partia Socialiste është në funksion të zgjidhjes së problemeve të njerëzve dhe vendit, duke shpresuar që demokratët të dalin nga kjo situatë ku janë. I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të mbledhjes në selinë e PS-së, për një bashkëpunim me opozitën, Rama tha se ende nuk dihet kush është në histori e kush jo.


Pyetje: I keni zgjidhur problemet e PS?

Rama: Ka gjithmonë probleme për të zgjidhur. PS është në funksion të zgjidhjes së problemeve të njerëzve dhe të vendit. Uroj që demokratët të dalin nga kjo situatë.

Pyetja: Bashkëpunim me opozitën për reforma?

Tani është gjithçka për t’u parë se nuk dimë më kush është kush në këtë histori. Situata është e vështirë do të shikojmë sesi do të zhvillohet. është proces që shkon drejt një zgjidhjeje paqësore. Policia e Shtetit ishte në sfidën më të vështirë sepse kurrë më parë nuk e ka pasur sfidën të futet në oborrin e një partie për të ndarë dy palë. Gjithçka mund të evitohej, s’kishte pse të blindohej PD, mjaftohet që të kërkohej ndihmë.

Basha pretendon se është ndërhyrë me vonesë?

Bëri atë që nuk e bën dot një njëri që ka sensin e përgjegjësisë.Duke përjashtuar Policinë e Shtetit, reagimet më pas janë të ngjashme si dy pika uji të dy kufomat politike. Merri ndaji përgjysmë s’ke ça zgjedh se janë njësoj.

E para pas pushimeve të dimrit! Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kryesia e ps 11 janar 2022 edi rama kryesia e ps 11 janar 2022

Sondazh

Poll