Politike

VD-Siguria kibernetike, Gjenerali Jones: Sukses transformues, hap vende të reja pune

11 Janar 2022, 10:49 Nga DOSJA
VD-Siguria kibernetike, Gjenerali Jones: Sukses transformues, hap vende të

TIRANË – Themeluesi i kompanisë “Jones International”,  James Logan Jones Jr, me të cilën qeveria shqiptare firmosi sot marrëveshjen për mbrojtjen kibernetike, u shpreh pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje se suksesi që do të arrihet në këtë drejtim do të jetë transformues.

Ai shtoi më tej se kjo marrëveshje do të sjellë shkallë të lartë sigurie si dhe do të hapë vende të reja pune.


“Jemi të nderuar që jemi të gjendje të ndihmojmë për të arritur këtë objektiv. Unë kam patur privilegjin ta vizitoj Shqipërinë në pozicionin e drejtuesit të Aleancës Supereme dhe kam dëshmuar momentin kur Shqipëria u bë anëtare e  NATO-s, moment krenar. Puna që do bëjmë së bashku do të jetë shembull për vendet e tjera në Organizatën e Atlantiku Verior, vende mike e demokratike, për të parë se çfarë mund të bëhet në fushën e sigurisë kibernetike. Suksesi që do të arrimë do të jetë jo vetëm transformues, por do të sjellë një shkallë sigurie, vende pune dhe begati. Është e rëndësishme që shqiptarët të jenë përgjegjës për sigurinë e tyre. Nuk do ju zhgënjejmë”, u shpreh James Logan Jones Jr.

LAJMI KRYESOR: Marrëveshja për sigurinë digjitale, Rama:Dalja e pagave, një e keqe jo vetëm për keq

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike firmoset marreveshja per sigurine kibernetike james logan jones jr firmoset marreveshja per sigurine kibernetike james logan jones jr

Sondazh

Poll