Aktualitet

Sulmi me molotov në Bushat, Policia jep detajet: Ishin 250 militantë të PD, janë shoqëruar 9 prej tyre

27 Qershor 2019, 19:38 Nga DOSJA
Sulmi me molotov në Bushat, Policia jep detajet: Ishin 250 militantë

SHKODËR– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj KZAZ-së në Bushat. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 20:00 të mbrëmjes rreth 200-250 simpatizantë të PD sulmuan KZAZ-në e Bushatit. 

Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau Dejës, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal. 

Deri më tani, Policia ka arrestuar 9 persona dhe ka shpallur në kërkim disa persona të tjerë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër
Informacion paraprak

Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila ështe ngritur prane një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.

Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna per kapjen dhe shoqerimin e personave të tjerë, te perfshire ne ngjarje.

Grupi hetimor i ngritur për çeshtjen, në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.

Mbrëmjen e sotme KZAZ-ja e Bushatit është sulmuar me bomba molotov. 3 policë kanë mbetur të plasgosur. Tom Doshi zotohet të zëvendësojë materialet zgjehdore. Policia shoqëron 9 persona dhe akuzon PD-në për sulmet. Ndërsa PD-ja pretendon se asnjë nga agresorët nuk është militant i PD-së dhe nuk mban përgjegjësi për sulmet. Ministri Lleshaj paralajmëron për zbatimin e ligjit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit shkoder sulmi ne kzaz e bushtatit policia e shtetit shkoder sulmi ne kzaz e bushtatit

Sondazh

Poll