Aktualitet

Qëllohen me molotov KZAZ-të në Shkodër, 2 policë të plagosur

27 Qershor 2019, 18:33 Nga DOSJA
Qëllohen me molotov KZAZ-të në Shkodër, 2 policë

SHKODËR– Qendra e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Bushat është përfshirë nga flakët.

Dosja.al mëson se mbështetës të Partisë Demokratike kanë hedhur molotov brenda ambienteve duke i vënë flakën edhe KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda”.

Paraprakisht flitet edhe për dy polic të lënduar nga shpërthimi i bombave molotov, por nuk dihen detaje për gjendjen e tyre. 

Përveçse në Shkodër, mbështetësit e opozitës së bashkuar po protestojnë edhe në KZAZ-të e Berat.

Mbrëmjen e sotme KZAZ-ja e Bushatit është sulmuar me bomba molotov. 3 policë kanë mbetur të plasgosur. Tom Doshi zotohet të zëvendësojë materialet zgjehdore. Policia shoqëron 9 persona dhe akuzon PD-në për sulmet.

Ndërsa PD-ja pretendon se asnjë nga agresorët nuk është militant i PD-së dhe nuk mban përgjegjësi për sulmet. Ministri Lleshaj dhe kryeministri Edi Rama paralajmërojnë ndëshkimin e ligjit.

(k.m & a.s/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shkoder sulmi ne kzaz e bushtatit shkoder sulmi ne kzaz e bushtatit

Sondazh

Poll