Aktualitet

Kapet ‘tmerri’ i banesave në Kavajë, hynte në shtëpia dhe vidhte çfarë gjente

27 Qershor 2019, 15:21 Nga DOSJA
Kapet ‘tmerri’ i banesave në Kavajë, hynte në

KAVAJË– Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Kavajës. Bëhet fjalë për qytetarin me iniciale O.A., i cili akuzohet të ketë vjehdur në banesa të ndryshme në këtë qytet. 

Mësohet se 32-vjeçari është arrestuar në banesën e një qytetari me inicialet Z. M., ku ishte futur për të vjehdur. 

Pas hetimeve rezultoi që O.A., isshte autor i katër vjedhjeve të ndodhura më parë në Kavajë. 

Njoftim i policisë Kavajë

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për  kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas në tentativë për të vjedhur në një banesë .

Zbardhen dhe 4 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të cilat  dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.  

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen  dhe arrestimin e autorëve, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për një shtetas që dyshohej se kryente  vjedhje banesash në Kavajë, kanë organizuar punën duke mbajtur nën vëzhgim shtetasin e dyshuar.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga shërbimet policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. A., 32 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas u kap në oborrin e banesës e shtetasit Z. M., në të cilën  kishte hyrë për të vjedhur.

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas është autorë edhe i  4 vjedhjeve të tjera të banesave të  ndodhura gjatë muajit shkurt-qershor 2019 në Kavajë .

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale  “Vjedhja”

vIJON…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjecari ne kavaje vjedhje ne kavaje vjehdje banesash arrestohet 32 vjecari ne kavaje vjedhje ne kavaje vjehdje banesash

Sondazh

Poll