Aktualitet

Digjet KZAZ-ja në Bushat, 3 policë të plagosur, Doshi: Materialet do zëvendësohen. PD-ja: Nuk sulmuam ne, është skenar i

27 Qershor 2019, 18:58 Nga DOSJA
Digjet KZAZ-ja në Bushat, 3 policë të plagosur, Doshi: Materialet

SHKODËR– Mbrëmja e sotme është pasuar me tensione në Shkodër, ku mbështetësit e Partisë Demokratike kanë sulmuar me molotv KZAZ-në numër 6 në Bushat.

Si pasojë e sulmeve me molotov kanë mbetur të plagosur tre policë, Lekë Dodaj, Gëzim Demaj dhe Mark Babani. Policët janë dërguar në spital ku kanë marrë edhe mjekimet e nevojshme për djegiet e marra.

Ka qenë kreu i PSD-së, Tom Doshi ai që ka mbërritur në Bushat për të qetësuar gjakrat. Në një deklaratë për emiat ai është shprehur se materialet zgjehdore do të zëvendësohet dhe se përgjegjësit do të dalin para ligjit. 

Në lidhje me këtë situatë të krijuara ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Leshaj. në një deklaratë në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se sulmet janë shenja skizofrenie politike, dhe se autorët do të dalin para ligjit.

Policia me anë të një njoftimi zyrtar është shprehur se kanë qenë militantë të PD-së ata që kanë sulmuar KZAZ-të dhe se deri më tani janë shoqëruar 9 persona. 

Nga ana tjetër në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike nuk ka mbajtur përgjegjësi për sulmete ndodhura. PD-ja thekson se asnjë nga sulmuesit nuk është mbështëtës i PD-së, por se ky sipas tyre është një skenar dhune i krijuar nga Partia Socialiste.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se kjo është një shfaqje e dëshpëruar e Bashës dhe Krryemadhit. Ai theksoi se ndëshkimi do të jetë shembullor. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 police te plagosur digjet kzaz-ja sulme ne shkoder 3 police te plagosur digjet kzaz-ja sulme ne shkoder

Sondazh

Poll