Aktualitet

Molotov KZAZ-ve në Shkodër, reagon PD: Asnjë prej tyre nuk është mbështetësi ynë

27 Qershor 2019, 19:36 Nga DOSJA
Molotov KZAZ-ve në Shkodër, reagon PD: Asnjë prej tyre nuk

TIRANË–  Partia Demokratike ka mohuar akuzat se ishin militantët e saj, ata që i vunë flakën KZAZ-së në Bushat.

Sipas një reagimi zyrtar, PD pretendon se është në dijeni të planit të hartuar nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë.

“Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat. Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.”

DEKLARATE E PARTISË DEMOKRATIKE

Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat.

Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.

Partia Demokratike dënon skenarin kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë.

Emërimi i Tom Doshit si shef i shtabit politik për Shkodrën, nga Edi Rama, është emblema e qeverisë për 30 Qershorin. Një individ, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, është garancia që Edi Rama i jep krimit për të bashkëqeverisur.

Duke qenë se e ka dërguar si përfaqësues në KZAZ për të dhënë direktiva për 30 Qershorin, për të bërë herë si politikan, herë si gangster, herë si hsef policie, le ta ngarkojë edhe si prokuror që të shpallë armik atë që ka caktuar partia.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen për policët e dëmtuar sonte, si dhe i inkurajon ata të bejnë publik çdo informacion qe zbulon planin kriminal të Edi Ramës për përplasje civile.

Mbrëmjen e sotme KZAZ-ja e Bushatit është sulmuar me bomba molotov. 3 policë kanë mbetur të plasgosur. Tom Doshi zotohet të zëvendësojë materialet zgjehdore. Policia shoqëron 9 persona dhe akuzon PD-në për sulmet. Ndërsa PD-ja pretendon se asnjë nga agresorët nuk është militant i PD-së dhe nuk mban përgjegjësi për sulmet. Ministri Lleshaj dhe kryeministri Edi Rama paralajmërojnë ndëshkimin e ligjit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pd shkoder sulmi ne kzaz e bushtatit tom doshi pd shkoder sulmi ne kzaz e bushtatit tom doshi

Sondazh

Poll