Aktualitet

Peticioni i mjekëve specializantë, reagon QSUT: Do shqyrtohet kërkesa, shërbimi i pacientëve nuk cënohet

27 Qershor 2019, 16:21 Nga DOSJA
Peticioni i mjekëve specializantë, reagon QSUT: Do shqyrtohet

TIRANË- QSUT ka reaguar, pasi mjekët specializantë me anë të një peticioni deklaruan se do të bojkotojnë punën, në rast se nuk plotësohen kushtet e tyre.

Në reagimin e QSUT, thuhet ndër të tjera se pas një takimi të zhvilluar me mjekë specializantë u arrit mirëkuptimi për shqyrtimin e disa pikave të rëndësishme dhe se puna do të vazhdojë normalisht, pa cënuar shërbimin ndaj pacientëve.

Reagimi i plotë i QSUT:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron lidhur me lajmin e shpërndarë në media “mjekët specializantë në QSUT do të bojkotojnë shërbimin e rojeve” se ditën e sotme datë 27.06.2019 një grup specializantësh të shërbimit të Kirurgjisë zhvilluan një takim me drejtuesit e QSUT ku u bisedua lidhur me disa kërkesa të tyre për mbarëvajten e punës në shërbimin e tyre.

Gjatë takimit u sqaruan disa pika nga kërkesat e grupit të specializantëve si dhe u ra dakort që në ditët në vijim të bisedohet për zgjidhjen e pikave të tjera.

Ky komunikim mes drejtuesve të QSUT dhe një grupi mjekësh specializantë të shërbimit të Kirurgjisë nuk ndikon aspak procesin e punës në këtë shërbim si dhe nuk cënon shërbimin ndaj pacientëve që është në fokusin e punës tonë të përditshme.

Mjekët e rinj specializantë i kanë dërguar sot një peticion me 5 pika Ministrisë së Shëndetësisë, QSUT-së, Dekanit dhe Urdhrit të mjekut, ku kërkojnë pagimin e shërbimeve 24 orëshe, rikthimin e dhomës së specializantë me kushtet bazike, sigurimin e ushqimit, heqjen e tarifës së parkingut dhe respektimin e kontratës sipas Kodit të Punës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mjeket bojkotojne sherbimet 24 oreshe ne qsut mjeket e rinj qsut reagon qsut mjeket bojkotojne sherbimet 24 oreshe ne qsut mjeket e rinj qsut reagon qsut

Sondazh

Poll