Sport

Gerrard, “armiku” i tifozëve të Man.United, ja si pritet legjenda e Liverpool

10 Janar 2022, 21:00 Nga DOSJA
Gerrard, “armiku” i tifozëve të Man.United, ja si pritet

ANGLI-Steven Gerrard nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë njeriu që do të respektohet në mesin e tifozëve të Manchester United. Në takimin për FA Cup, trajneri i Aston Villas mori një pritje me fërshëllima kur po i drejtohej stolit.

Gerrard i lejoi vetes kënaqësinë për të parë në sy tifozët e Manchester United. Urrejtja lidhet me të kaluarën e tij si legjendë e Liverpool, i cili për më shumë se një dekadë ka arritur të fitojë shtatë trofe gjatë karrierës së tij.

Para ndeshjes, Gerrard kishte thënë: “Anfield dhe Old Trafford, këto janë vende që historia tregon se janë vërtet vende të vështira për të fituar një ndeshje futbolli. Megjithatë këto janë mjedise ku dëshiron të provosh dhe të fitosh.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport liverpool manchester united steven gerrard liverpool manchester united steven gerrard

Sondazh

Poll