Aktualitet

I dënuar me 17 vite burg në Itali, sekuestrohet pasuria 1.5 mln euro e “bosit” nga Vlora (SKEDA+EMRI)

27 Qershor 2019, 14:58 Nga DOSJA
I dënuar me 17 vite burg në Itali, sekuestrohet pasuria 1.5 mln euro e

VLORË– Policia e Vlorës ka sekuestruar 1.5 milionë euro pasuri, e cila dyshohet se është përfituar nga pastrimi i parave.

Këto sekuestrime pasurore janë kryer ndaj Maks Merkajt, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Venecias me 17 vite burg pasi akuzohet për “organizatë kriminale”, “pengmarrje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “marrëdhenie seksuale me dhunë”.

53-vjeçarit i janë sekuestruar 5 apartamente banimi; 1 vilë trekatëshe; 1 mjet lundrimi, anije peshkimi; dhe 4 automjete, të cilat kapnin vlerën e rreth 1.503.000 eurove.

Merkaj u arrestuar një vit më parë nga Policia e Vlorës me qëllim ekstradimin në Itali, pasi kishte ende 14 vjet burg për të shlyer.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë
Sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte:

• 5 apartamente banimi;
• 1 vilë trekatëshe;
• 1 mjet lundrimi, anije peshkimi;
• 4 automjete.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro.

Vijojnë veprimet e tjera proceduriale, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet maks merkaj policia e vlores sekuestrohet policia ne vlore vlore maks merkaj policia e vlores sekuestrohet policia ne vlore vlore

Sondazh

Poll