Politike

U pezullua nga Basha, Bumçi: Ai s’ka forcë dhe tagër të vendosë, nuk e njoh vendimin

11 Janar 2022, 08:32 Nga DOSJA
U pezullua nga Basha, Bumçi: Ai s’ka forcë dhe tagër

TIRANË– Anëtari i Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi nuk e njeh vendimin që është marrë nga Kryesia e PD-së, për pezullimin e tij nga partia. Për ‘Faxnews’, Bumçi tha se Basha nuk ka as forcën dhe as tagrin që të vendosë se kush do të përjashtohet apo pezullohet nga partia, sa kohë që Kuvendi i datës 11 Dhjetor e ka shkarkuar nga funksioni.

REAGIMI I BUMÇIT:

“Ky është fundi i pluralizmit në Shqipëri, nëse kryetari i opozitës mbron godinën me polici nuk ka më demokraci. Përballë ka një opozitë të vërtetë, që mbushi stadiumin, referendumi, protestat.Nuk pres unë që të njoftohem nga askush, nuk i njoh ata që kanë marrë këtë vendim. Keni parë ju që Lulzim Basha të dalë dhe të takojë njerëzit, ai nuk ka më asnjë lidhje me demokratët. Ai me policinë e Edi Ramës mban një zyrë, mban një godinë, dhe thotë unë jam opozita.Për fat kjo nuk ndodhi, pasi ne u çuam në këmbë.

Ai nuk ka forcën dhe tagrin që të vendosë se kush do të përjashtohet. Keni parë ju kryetarë partie që nuk njeh kryetarët e degëve, e dini ju se cili ishte çmimi që duhet të paguante Lulzim Basha, ishte që të votëbesohej. Ishte më e rëndë për të që të vetëbesohej, sesa të bënte këtë rrëmujë.Iu suli Policinë e Shtetit demokratëve, janë 12 të plagosur që morën mjekim në spital, asnjë i lënduar nga ata brenda godinës, apo nga policia e rendit, dhe shumë mirë që nuk ndodhi, sepse nuk ishte qëllimi ynë. Me një votëbesim të thjeshtë mund të zgjidhej kjo krizë në PD.Demokratët ia kanë hequr atyre çfarëdolloj përfaqësimi”, u shpreh Bumçi në Fax News.

LAJMI KRYESOR: VENDIMET! Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit përjashtohen nga PD

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aldo bumci berisha perjashtohet nga pd aldo bumci berisha perjashtohet nga pd

Sondazh

Poll