Politike

U pezullua nga PD, Shehu: Nga cila Kryesi? Vendim nul, mblidhen si skutha natën

11 Janar 2022, 08:06 Nga DOSJA
U pezullua nga PD, Shehu: Nga cila Kryesi? Vendim nul, mblidhen si skutha

TIRANË– Deputeti Tritan Shehu e quan vendimin e marrë nga Kryesia e Partisë Demokratike për pezullimin e tij, nul. Në një lidhje LIVE me ‘Faxnews’, Shehu thotë se Partia Demokratike nuk ka as kryetar, as kryesi dhe as struktura të tjera që mund ta marrin këtë vendim.

“Nga kush kryesi të lutem? Sepse PD nuk ka as kryetar, as kryesi dhe as struktura të tjera. Çdo gjë tjetër është jashtë realitetit, është në vendim nul. Një grup njerëzish mund të mblidhet kur të dojë, dhe nëse vazhdojnë gjithë natës mund të kenë dhe çrregullime psikologjike, nuk ekzistojnë të tilla gjëra. Çdo njeri mund të thojë që unë marr x vendim, por është një qenie jashtë realitetit.Grupi i rithemelimit do të vazhdojë të gjitha detyrat që iu la nga Kuvendi, deri në 22 Mars, kur pritet që të jenë dhe zgjedhjet e brendshme. Kuvendi i datës 11 Dhjetor është i vetmi Kuvend i ligjshëm, të gjitha të tjerat janë veprime në kundërshtim me realitetin.Nuk merrem fare me persona që mblidhen si skutha gjatë natës, pranova të prononcohem, se është e çuditshme e gjitha kjo që ka ndodhur.Unë nuk jam përjashtuar as përkohësisht dhe as përgjithësisht, unë jam absolutisht një nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-SË, unë nuk merrem me komedi, që tingëllojnë si groteske.I shoh me përbuzje këto veprime, që kanë vetëm një qëllim, që të shkatërrojnë opozitën shqiptare. Edhe djegia e mandateve është bërë qëllimisht, për ti lënë fushë të lirë Edi Ramës që të bëjë se çfarë të dojë me Kushtetutën”, tha Shehu.

Tritan Shehu është një nga 20 anëtarët e Partisë Demokratike që u pezullua me vendim të Kryesisë së Partisë Demokratike, pas sulmit të ndodhur në oborrin e selisë blu nmë 8 Janar. Ky vendim i rëndësishme u morën gjatë mbledhjes së Kryesisë që u zhvillua ditën e djeshme në orën 18:00 brenda në selinë blu, aty ku dhe u vendos për shkarkimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike tritan shehu perplasje ne partine demokratike tritan shehu

Sondazh

Poll