Politike

Ndarja nga jeta e Sassolit, Rama: Trishtim, avokat i zjarrtë i Shqipërisë

11 Janar 2022, 07:47 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Sassolit, Rama: Trishtim, avokat i zjarrtë i

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shprehet me trishtim për vdekjen e Sassolit, që sipas tij ishte një mik i mirë dhe një avokat i zjarrtë i shqiptarëve.

Postimi i Ramës në Facebook:

Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte… Addio caro David, riposa in pace.

LAJMI KRYESOR: Politika në ZI/ Ndërron jetë Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama vdes david sassoli edi rama vdes david sassoli

Sondazh

Poll