Politike

E përjashtuan, Albana Vokshi: S’më largojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD

11 Janar 2022, 08:20 Nga DOSJA
E përjashtuan, Albana Vokshi: S’më largojnë dot ata që

TIRANË – Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ashpër pas lajmit se ishte përjashtuar nga radhët e Partisë Demokratike, për të cilën shprehet se atë nuk mund ta largojnë dot ata persona, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me këtë forcë politike.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se i vetmi vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin ajo është anëtare.

Reagimi i Albana Vokshit:

Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me cdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë. I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare. Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022. Në demokraci sovrani vendos!

LAJMI KRYESOR: VENDIMET! Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit përjashtohen nga PD

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike albana vokshi berisha perjashtohet nga pd kryesia e partise demokratike albana vokshi berisha perjashtohet nga pd kryesia e partise demokratike

Sondazh

Poll