Politike

U përjashtua nga PD, Luan Baçi: Këto janë veprime qesharake, nuk ka asnjë lajm!

11 Janar 2022, 08:35 Nga DOSJA
U përjashtua nga PD, Luan Baçi: Këto janë veprime

FIER – Deputeti demokrat, Luan Baçi, e ka konsideruar qesharak vendimin për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike. Baçi ka reaguar duke thënë se këto veprime nuk i merr askush seriozisht, ndërsa shton se Kuvendi është organi më i lartë dhe vendimet e tij janë të vetmet që merren pasasysh dhe që janë të patjetërsueshme.

Reagimi i Luan Baçit: 

Ne e njohim statutin, këto janë veprime qesharake dhe askush nuk i merr më seriozisht. Kuvendi është organi më i lartë dhe vendimet e tij janë të patjetërsueshme. Vetëm një Kuvend tjetër mund të marrë vendime. Një kryetar që nuk është më kryetar si ka mundësi të bëjë një shoë të tillë, njerëz që janë mbyllur në kullë dhe nuk përballen me demokratët dhe janë bërë sinqerisht qesharakë. Nuk ka asnjë lajm, asnjë vendim! Marrin vendime për hesap të tyre dhe për tu vetkënaqur. Ata nuk mbledhin dot strukturat e tyre nëpër degë, dhe nuk e di si merren këto vendime. Po përpiqen të shkatërrojnë punën e Partisë Demokratike por nuk do ja arrijnë. Basha është një deputet i thjeshtë i PD, ai s’ka tager dhe as kompetencë të marrë vendime e jo më të marrë masa apo të jape shanse.

LAJMI KRYESOR: VENDIMET! Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit përjashtohen nga PD

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha perjashtohet nga pd luan baci berisha perjashtohet nga pd luan baci

Sondazh

Poll