Politike

Koalicion me Metën e LSI? Berisha: Jam i hapur për front opozitar, vendos anëtarësia

10 Janar 2022, 21:34 Nga DOSJA
Koalicion me Metën e LSI? Berisha: Jam i hapur për front opozitar,

TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike u përgjigj se vendimin për krijimin e koalicionit të ardhshëm opozitar me Lëvizjen Socialiste për Integrim e vendos anëtarësia e PD. Në emisionin “Now” në “Euronews”, ish-kryeministri deklaroi se është i hapur ndaj çdo force politike që dëshiron t’i bashkohet frontit opozitar kundër qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama.

“Aleancë me Metën dhe LSI? Kjo do përcaktohet nga qëndrimet që do mbajë ndaj qeverisë. Do bëj gjithçka për front opozitar më të gjerë të mundshëm. Do ketë bashkim programesh apo jo, unë ju garantoj dy gjëra. Janë zgjedhjet dhe betejat deri në zgjedhje. Jam i hapur për çdo forcë opozitare. Në fund e përcakton anëtarësia”, bëri me dija Sali Berisha në “Euronews”.

Kujtojmë që në fund të vitit të kaluar, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pranoi publikisht se presidenti i vendit Ilir Meta, njëkohësiht bashkëshorti i saj, do të kthehet në LSI pas përfundimit të mandatit presidencial.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta lsi monika kryemadhi sali berisha ilir meta lsi monika kryemadhi sali berisha

Sondazh

Poll